Në Verën e Shkupit ekspozitë e piktorit Adin Hebib

Shkup, 23 qershor 2017 (MIA) - Në kuadër të Verës së Shkupit 2017 sonte do të hapet ekspozita e piktorit akademik Adin Hebib.
Hebib, i cili është i lindur në vitin 1955 në Mostar, është shkolluar në Mostar dhe Beograd, ndërsa ka përfunduar në Paris në klasën e prof Boris Cikallovski, ku nga viti 1983 deri në vitin 1985, ka specializuar ekspresionizëm. Opusi i tij i pasur i fotografive dhe grafiteve përshin skenografi, pllakate, ilustrime të librave dhe monografi.
Adin Habib ka marrë 11 çmime të para evropiane për dizajn grafik. Është fitues edhe i serisë së çmimeve shkencore dhe mirënjohjeve nga të gjitha anët e botës. Veprat e Adin Hebib gjendjen në mbarë botën. Veçanërisht është krenar i muraleve të cilat gjenden në Uashington "Rrëfimet e Bosnje e Hercegovinës" 1998, ndërsa të rëndësishme janë edhe puna e përbashkët e Mia Hebib, Edina Seleskoviq dhe Adin hebib në kullën "Prizma e Kaltër" - Avaz Biznis, si dhe murali "Gjeneza e planit tokë" nga viti 2004 në objektin e njëjtë në të cilin ka punua me Edina Seleskoviq (Nju-Jork).
Gjithashtu edhe murali në përfaqësinë e Koka Kolës në Sarajevë "Historia e BeH-së" 2000, teknikë e ko,binuar dhe murali "Elements" Importane centër në Sarajevë "Ëndrra amerikane në mënyrë boshnjake" 2008, teknikë e kombinuar.
Veprat e blera të Hebin gjenden në: Vatikan, Prezidiumi gjerman, Zagreb, Geteburg, Insbruk, Oslo, Stamboll, Sarajevë, Breten...
Ekspozita do të jetë në NLB Galerinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail