Qeveria i imponoi ELEM-it ta anulojë tenderin për pajisje të minierave

Shkup, 23 qershor 2017 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme vendosi t'i imponojë Bordit mbikëqyrës të ELEM-it ta anulojë vendimin për shpalljen e furnizimit publik për pajisje për gërmimin e zgjyrës në vlerë prej 34 milionë euro dhe për këtë të njoftohet.
Në kumtesën e Qeverisë theksohet se ky vendim është sjell duke e pas parasysh se ekzistojnë dyshime edhe për keqpërdorime gjatë shpalljes së tenderit nga ana e ELEM-it.
"Qeveria e Republikës së Maqedonisë, do të mbështesë sigurimin e mekanizmit personal të ELEM-it, në vend të shfrytëzimit shumëvjeçar nga firmat e jashtme për çka janë shpenzuar shuma të mëdha të parave të qytetarëve, por për rastin konkret ka indikacione serioze për lëshime të tenderit dhe favorizim të firmave për çka është ndërmarrë ky hap", qëndron në kumtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail