Takim i ministrit Sugareski me drejtoreshën e Drejtorisë së KE-së për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 27 qershor 2017 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot realizoi takim me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit Evropian, Xhenoveva Ruiz Kallavera.
Nga ana e ministrit Sugareski, siç kumtoi Ministria, është shprehur edhe gatishmëri e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit midis Qeverisë së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, veçanërisht në realizimin e projekteve kapitale që janë nga rëndësia e veçantë për Maqedoninë dhe rajonin.
Ministri Sugareski, potencoi se reformat që do të zbatohen në periudhën e ardhshme do të jenë në drejtim të përmirësimit të situatës së përgjithshme. Ai shprehu falënderim për bashkëpunimin dhe kërkoi mbështetje shtesë në drejtim të integrimit më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë si pjesë e Bashkimit Evropian,
"E madhe është mbështetja që na e mundëson Bashkimi Evropian në kuadër të realizimit të projekteve kapitale që janë nga rëndësia e veçantë për Republikën e Maqedonisë, por edhe me qëllim që rajoni, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të vazhdojë me realizimin e projekteve të tilla dhe njëherit jemi të kënaqur që edhe BE-ja te ne shikon si një partner serioz dhe sinqerisht shpresoj se bashkëpunimi i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen", theksoi Sugareski.
Dy bashkëbiseduesit u pajtuan të intensifikohet bashkëpunimi i mëtutjeshëm, veçanërisht në pjesën e mbështetjes së projekteve infrastrukturore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail