Ministri Duraku u takua me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Maqedoni

Shkup, 28 qershor 2017 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku sot pati takim pune me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Maqedoni, Luiza Vinton.
"Në takim, edhe një herë u konfirmua bashkëpunimi i mirë që Ministria e ka me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë e cila viteve të kaluara pasoi me rezultate të dukshme", kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sipas ministrit Duraku, në agjencitë e KB-së shikon partner strategjik në realizimin e prioriteteve të përbashkëta në mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Veçanërisht ishte theksuar bashkëpunimi i mirë i realizuar në fushën e mbrojtjes të rrjedhave të lumenjve dhe liqeneve, në përballjen me rreziqe nga katastrofat, në përballje me ndryshimet klimatike edhe në pjesën e mbrojtjes dhe menaxhim më i mirë me resurset natyrore.
Nga takimi, si qëndrim i përbashkët doli se bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe të thellohet në periudhën e ardhshme, kumtoi MMJPH.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail