Ministri Spasovski u takua me ambasadorin polak, Mulltanovski

Shkup, 28 qershor 2017 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot mbajti takim punues me ambasadorin e Republikës së Polonisë në Maqedoni, Jacek Mulltanovski.
Ambasadori Mulltanovski, siç kumtoi MPB-ja, ia uroi zgjedjen ministrit Spasovski dhe i dëshiroi punë të suksesshme. Ai e ka potencuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy vendeve dhe vendosmërinë e Republikës së Polonisë që maksimalisht t'i ndihmojë Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Mulltanovski ka shprehur interes për reformat e paralajmëruara në MPB dhe për prioritetet gjatë periudhës së ardhshme.
Ministri Spasovski u falënderua për urimet dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me Republikën e Polonisë dhe e potencoi vendosmërinë për zbatimin e reformave në policinë e Maqedonisë dhe që ajo, siç tha, të departizohet dhe dekriminalizohet dhe të jetë servis i vërtetë i qytetarëve.
"Ministria e Punëve të Brendshme është në gjendje shumë të keqe financiare pasi në të kaluarën shumë mjete janë harxhuar në punë të panevojshme, ndërsa policët disa vite punojnë pa mjetet themelore për punë. Veçmë janë ndërmarrë aktivitete në të gjitha segmentet dhe punohet në ugjidhjen e problemeve", tha Spasovski në takimin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail