BRIMA: Jetë më të mirë nga Qeveria e re presin 59 për qind e qytetarëve

Shkup, 28 qershor 2017 (MIA) - Shumica e qytetarëve në Maqedoni kanë besim në Qeverinë e re dhe presin nga ajo që të kontribuojë për përmirësim të jetës, tregojnë rezultatet nga hulumtimi në terren i realizuar nga 2 deri më 12 qershor nga ana e BRIMA-s.
Nga gjithsej të anketuarit, 59 për qind presin se Qeveria e re do të kontribuojë për përmirësim të jetës së qytetarëve, ndërsa thuajse dyfish më pak gjegjësisht 27 për qind shikojnë me mosbesim në punën e ardhshme të Qeverisë. Më së shumti shqiptarët kanë pritje pozitive nga Qeveria, pas çka pasojnë pjesëtarët e bashkësive tjera etnike, ndërsa më pak pritje kanë maqedonasit.
Shumica e të anketuarve ose 57 për qind kanë besim në Qeverinë e re, ndërsa çdo i treti ka shprehur mosbesim në të ose 34 për qind e të anketuarve. Në pjesën më të madhe, besim shprehin shqiptarët ose 71 për qind, pastaj pjesëtarët e bashkësive tjera etnike ose 61 për qind, ndërsa më pak maqedonasit ose 51 për qind. Nga aspekti politik, mosbesim më të madh në Qeverinë ka tek mbështetësit e VMRO-DPMNE-së dhe tek ata që kanë deklaruar se nuk do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa mosbesim më të madh ka tek mbështetësit e LSDM-së, pastaj mbështetësit e BDI-së, Lëvizjes për reforma - PDSH, Lëvizjes BESA...
Gjashtëdhjetë e dy për qind e qytetarëve të anketuar konsiderojnë se zgjedhja e Zoran Zaevit për kryeministër është zgjidhje e mirë, ndërsa 29 për qind se është zgjidhje e keqe. Edhe këtu më e madhe është mbështetja tek shqiptarët, pastaj tek pjesëtarët nga bashkësitë e tjera etnike dhe tek maqedonasit.
Rezultatet nga hulumtimi i qershorit tregojnë se në krahasim me hulumtimin në mars është zvogëluar numri i qytetarëve të cilët konsiderojnë se shteti lëvizë në drejtim të gabuar, ndërsa është rritur numri i qytetarëve të cilët konsiderojnë se vendi lëvizë në drejtim të drejtë. Më saktësisht, në mars 76 për qind kanë konsideruar se vendi lëvizë në drejtim të gabuar, ndërsa në qershor 49 për qind, ndërsa 15 për qind në mars kanë vlerësuar se vendi lëvizë në drejtim të drejtë, ndërsa në qershor kjo përqindje është rritur në 42.
Për hyrjen e qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill, rezultatet nga hulumtimi i qershorit tregojnë se më i madh është numri i qytetarëve ose 66 për qind të cilët konsiderojnë se hyrja ka qenë me skenar paraprakisht të planifikuar në krahasim me ata (21 për qind) të cilët konsiderojnë se hyrja ka qenë spontane.
Mbështetja për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit në opinionin e përgjithshëm është pothuajse e barazuar për shkak se 43 për qind janë prononcuar se e mbështesin, ndërsa 47 për qind se nuk e mbështesin. Më e përhapur është mbështetja për zgjedhjen e tij midis shqiptarëve, ndërsa më e vogël midis maqedonasve.
Me hulumtimin janë përfshirë 1.193 qytetarë të moshës nga 18 vjeç në tetë rajone. Intervistat janë bërë aty për aty në shtëpinë e të anketuarit me zbatim të metodës TAPI. Gabimi margjinal është +/- 2.84 për qind të nivelit të besimit nga 95 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail