Rritje e qarkullimit të industrisë

Shkup, 14 korrik 2017 (MIA) - Qarkullimi në industri në maj të vitit 2017, në krahasim me majin e vitit 2015 shënoi rritje prej 13,1 për qind. publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Në tregun vendor në maj të vitit 2017, në krahasim me majin e vitit 2016, qarkullimi shënon rritje prej 4,1 për qind, ndërsa qarkullimi i realizuar në tregjet e huaja shënon rritje prej 15,3 për qind.
Shikuar sipas sektorëve, qarkullimi në industri në sektorin Minierë dhe nxjerrje të gurëve në maj të vitit 2017, në krahasim me majin e vitit 2016, shënon rritje prej 99,5 për qind, ndërsa në sektorin Industri përpunuese shënon rritje prej 11,4 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në maj të vitit 2017, në krahasim me majin e vitit 2016, shënon rritje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 15,3 për qind, Prodhime kapitale për 14,8 për qind, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 2,9 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 7,3 për qind.
Qarkullimi në industri në maj të vitit 2017, në krahasim me prillin e vitit 2017, është 13,4 për qind, ndërsa në periudhën janar-maj të vitit 2017, në krahasim me periudhën janar-maj të vitit 2016, shënon rritje prej 9,1 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail