Vazhdim i ri i seancës së 8-të të Kuvendit

Shkup, 14 korrik 2017 (MIA) - Për sot është caktuar vazhdimi i ri i seancës së 8-të në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Deri vonë mbrëmë deputetët debatuan për Propozim llogarinë përfundimtare për Buxhetin për vitin 2016.
Gjatë debatit me replika të ndërsjellta, deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE vlerësuan se politikat ekonomike të Qeverisë paraprake kanë qenë efektive dhe kanë kontribuar në rritjen e ekonomisë, uljen e papunësisë, investimeve tu huaja dhe stabilitetit financiar. Bënë kritika për ribalancin e propozuar të Buxhetit me të cilin konsiderojnë se shkurtohen financa për projekte të rëndësishme për qytetarët.
Deputetët e LSDM-së, vërejtën se qeveria paraprake e kryesuar nga VMRO-DPMMNE nuk ka mbajtur llogari për sektorin privat dhe për një jetë më të mirë dhe më dinjitoze të qytetarëve.
Ministri i Financave Dragan Tevdovski në sqarim theksoi se llogaria përfundimtare është e veçantë sepse, theksoi, Buxheti për vitin 2016 u krijua nga një ministër i financave, i përpiluar dhe zbatuar nga trashëgimtari i tij nga Qeveria e njëjtë, ndërsa raport jap unë si ministër i Financave nga Qeveria e re.
Tevdovski tha se rritja ekonomike e Maqedonisë në vitin 2016 arrin 2,4 për qind, duke theksuar se kjo është norma më e ulët e rritjes ekonomike në rajon. Në vitet e fundit rritja ekonomike arrin 2,5 për qind për Maqedoninë, por nëse përjashtohet shpenzimi i parave shtetërore në ndërtimtari ai ulet në rreth 0,5 për qind. Kjo do të thotë se investimet private në vend janë të ulëta se biznes sektori është i ngulfatur dhe nuk e krijon rritjen e pritur", theksoi Tevdovski.
Sipas tij rritje ekonomike në Maqedoni në vitin 2016 në pjesën më të madhe është falë rritjes së aktiviteteve ndërtimore që u rrit për 18,5 për qind dhe kjo gjithsesi me ndihmën e intervenimeve shtetërore.
Nëse shihet BPV-ja në metodën e shpenzimeve, sqaroi se rritja ekonomike në vitin 2016 është rezultat i rritjes së eksportit para së gjithash i kompanive të huaja në zonat e lira ekonomike.
Siç theksoi, të ardhurat e përgjithshme të Buxhetit janë realizuar në vlerë prej 169,3 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në vlerë prej 185,4 miliardë denarë, për shkak se deficiti buxhetor arrin 16,1 miliardë denarë, gjegjësisht 2,7 për qind nga BPV-ja.
Tevdovski mes tjerash, theksoi se Buxheti, është mbushur kryesisht përmes tatimeve indirekte. Shpenzimet e përgjithshme buxhetore, theksoi shënuan realizim më të ulët ndërsa te shpenzimet e kapitalit ka devijim prej 5,3 miliardë denarësh.
Në fjalimin për llogarinë përfundimtare ministri i Financave paraqiti edhe një pjesë nga risitë në Ministri, duke kumtuar se Ministria e Financave është në fazën përfundimtare të realizimit të Pablik Fajnans Menaxhment (PFM) strategjisë për të cilën në dy vitet e fundit nuk ka pasur vullnet për pranim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail