Zëvendëskryeministri Osmani nesër në Bruksel në takim me KSA-në

Shkuo, 17 korrik 2017 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani nesër në Bruksel do të marrë pjesë në mbledhjen e trembëdhjetë të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim (KSA), me të cilën do të kryesojë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ndërkaq do të bashkëkryesojë përfaqësuesja e lartë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Frederika Mogerini.
Në takim, si përfaqësues i Komisionit Evropian, do të marrë pjesë edhe komisioneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han.
Zëvendëskryeministri Osmani, pritet ta elaborojë Planin 3-6-9, përbërjen e tij, zbatimin e tij dhe efektet e pritura, si dhe t'i përsërisë angazhimet e Republikës së Maqedonisë për mbylljen e gjitha çështjeve politike dhe heqjen e gjitha pengesave për riaktivizimin e procesit eurointegrues. Do të kërkohet edhe mbështetje konkrete për reformat, si dhe mbështetje për sigurimin e hapave konkrete nga ana e Bashkimit Evropian të cilat më qartë do ta reflektonin dukshmërinë e perspektivës Evropiane të Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail