Lëndohen pesë persona në një aksident në aksin Tetovë-Jazhincë

Shkup, 21 korrik 2017 (MIA) - Pesë persona janë lënduar ndërsa është shkaktuar edhe dëm material prej rreth 150 mijë denarë në aksidentin i cili natën e kaluar rreth orës 2 pas mesnate ka ndodhur në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë para hyrjes në fshatin Sllatinë, informoi zëdhënësi SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas të dhënave të tij në fatkeqësi kanë marrë pjesë dy automjete me pasagjerë "Folsfagen turan" me targa norvegjeze të cilin e ka drejtuar R.K. (30) nga Sllatina, përkohësisht i punësuar në Oslo të Norvegjisë dhe "Ford tranzit" me targa të Tetovës i drejtuar nga F.R. (34) nga Sllatina.
"Në aksident dy drejtues të makinave dhe tre bashkëudhëtarë të "Fordit" E.P. (48), A.I. (33) dhe N.I. (58) nga Sllatina kanë marrë lëndime të lehta dhe me automjetin mjekësor janë transferuar në spitalin klinik të Tetovës. Pas ndihmës së dhënë mjekësore shoferi R.Q. dhe bashkëudhtëari E.P. janë ndalur për mjekim të mëtejmë. Sipas njohurive fillestare të ekspertizës shkak për aksidentin është mosrespektimi i përparësisë për kalim ndërsa dëmi i përgjithshëm material vlerësohet 150 mijë denarë", deklaroi Josifovski.
Bashkë me ditën e sotme në korrik në Tetovë dhe rajonin e Tetovës janë regjistruar gjithsej 27 aksidente në të cilat pjesëmarrës janë automjete me targa të huaja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail