Saliu: Nën kontroll të gjitha zjarret në Maqedoni

Shkup, 8 gusht 2017 (MIA) - Situata me zjarret në Maqedoni është nën kontroll. Digjen vetëm disa vende pyje shkurre dhe bar i thatë, informoi sot drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Shaban Saliu.
"Zjarr ka në afërsi të fshatit Volçe i cili pritet të lokalizohet gjatë ditës. Zjarr aktiv ka në fshatrat Dren dhe Smolani nl Prilep ku ndërmerren veprime. Zjarr të ri prej para një ore ka në Katllanovë në fshatin Gradimanci ku digjen pyje shkurre. Zjarrin e shuajnë pjesëtar të Pyjeve të Maqedonisë dhe DMSH, ndërsa janë përfshirë dy aeroplanë er traktorë. Aktiv është edhe një zjarr i cili iku nga kufiri me Kosovën në fshatin Graçan, ndërsa digjen edhe pyje shkurre dhe presim deri në fund të ditës tërësisht të shuhet", theksoi Saliu.
Drejtori i DMSH-së informoi se në shuarjen e zjarrit prej nesër do të kyçen edhe dy aeroplanë er traktorë nga Izraeli të cilët kanë ardhur me personel prej 24 njerëzve të trajnuar. Deri tani krahas helikopterit të Maqedonisë i cili është ende aktiv në shuarjen, janë shfrytëzuar edhe helikopter nga Bullgaria dhe Turqia.
Saliu bëri thirrje zjarret të mos përzihen në politikë dhe apeloi t'i lejohet DMSH ta kryejë punën e saj. Ai bëri thirrje pjesëtarët të partive politike të kyçen në mënyrë fizike në shuarjen e zjarrit për të cilat do të fitojnë edhe trajnim të personave nga DMSH-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail