Disa zjarre aktive nëpër Maqedoni

Shkup, 9 gusht 2017 (MIA) - Zjarre aktive sot ka në fshatrat Zagrat dhe Grashnica në Makedonski Brod, në vendin Jasenovska gllava në Çashkë, në fshatin Nikodin dhe vendin Sliva të Prilepit, mbi qytetin Kopance të Tetovës, si dhe tek fshati Gradmanci, Komuna Petrovec, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Nuk ka rrezik për përhapjen e tyre sepse kryesisht po digjen pyje me shkurre dhe barë i thatë, ndërsa ekipet janë vazhdimisht në terren dhe në mënyrë adekuate po veprojnë.
Siç informoi Nadica Vëçkova nga QMK-ja në konferencën për shtyp, zjarret në pjesët e tjera të Maqedonisë janë lokalizuar dhe vendosur nën kontroll.
"Gjendja në terren vazhdimisht po ndiqet, ndërsa kompetentët po takohen me qëllim të koordinimit efikas të aktiviteteve për shuarje të zjarreve. Edhe një herë apelojmë, qytetarët të kenë kujdes gjatë punës dhe lëvizjes në të hapur, si dhe ta respektojnë ndalesën për lëvizje nëpër pyje. Gjoba për mosrespektim të këtyre masave është prej 1.500 deri në 2.000 euro, ndërsa për ndezje të pyjeve është shumë më e lartë", tha Vëçkova.
Në Komunën Makedonski Brod janë lokalizuar zjarret në fshatrat Bliznasko, Kallugjerec, Mogilec, Rastezh dhe Vollçe, ndërsa në fshatin Zagrat vatra e vogël tek vendi Sekullovo gumno dje u lokalizua, por sot, për shkak të erës së fuqishme, sërish u ndez.
Aktiv, por i lokalizuar është edhe zjarri në fshatin Nikishtan, Gjorçe Petrov, ndërsa nën kontroll janë vënë edhe zjarret mbi fshatin Banjishtë afër Dibrës, si dhe tek fshati Galishte, të Kavadarit.
Sipas Dragi Tarçulgovskit, për shuarje të zjarreve në rrethinën e Shkupit, prej sot është përfshirë edhe ndihma izraelite. Është shuar në Gradmanci, Katllanovë, i cili ka përfshirë gjelbërim, pyll me drunj të ulët dhe pyll lisi. Mbetet aktiv edhe në fshatin Çiflik ku po reagohet edhe nga ajri dhe nga toka.
Gjendja e krizës në Makedonski Brod dhe Çashkë që u shpall të dielën mbetet në fuqi deri më 8 shtator.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail