Kuvendi do të debatojë për shkarkimin e Zvërlevskit

Shkup, 11 gusht 2017 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e gjashtë me debat për Propozimin për shkarkimin e Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevski.
Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet prej funksionit prokuror publik është dorëzuar nga Qeveria e RM-së për, siç thekson në sqarim, kryerjen joligjore, jo në kohë dhe joprofesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument thuhet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për atë se nuk ka shtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligj dhe me shkeljen e prestigjit të funksionit.
Kërkesën për shkarkim, Qeveria ia dorëzoi edhe Këshillit të prokurorëve publikë i cili në seancë e pranoi edhe propozimin e tillë.
Pardje deputetët e opozitës, kërkuan shpjegim të matur për shkarkimin e Marko Zvërlevskit dhe sipas tyre, ata asnjëherë nuk kanë treguar se janë kundër kësaj. Vlerësojnë se për momentin ka shumë tema më të rëndësishme në të cilat duhet të debatohet siç janë emigrantët, zjarret, deponia në Strugë... Përsëri kërkuan që të rianalizohen dyshimet nëse në kohën kur janë shpallur zgjedhjet duhet të debatohet dhe të fillohet procedurë për ndryshim.
Deputetët e shumicës parlamentare potencuan se prokurori publik shtetëror Marko Zvërlevski pas 27 prillit ka pasur mundësi që t'i japë Prokurorisë publike mundësi të punojë në interes të qytetarëve, ndërsa në vend të kësaj ka punuar edhe në mbrojtjen e ish-pushtetit.
Në fjalimin procedural Tomisllav Tuntev i LSDM-së paralajmëroi se të gjithë deputetët e shumicës parlamentare do të heqin dorë prej diskutimit që një orë më parë të zgjidhet prokurori i ri shtetëror publik.
Në këtë seancë në rend dite janë mbi 30 pika në mesin e së cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për respektimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, Informacioni për gjendjen me deponinë ilegale në Strugë, Raporti vjetor për punën e Komisionit Rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë, Plani financiar i Agjencisë për supervizionin e sigurimit për vitin 2017, Propozim-vendimi për miratimin e Planit Financiar të Radio Televizionit të Maqedonisë për vitin 2017, Propozim-vendimi për dhënien e pëlqimit për propozimin e programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail