Mot i ngrohtë me temperaturë deri në 39 gradë, pasdite shi

Shkup, 12 gusht 2017 (MIA) - Nën ndikim të ciklonit sot do të ketë ndryshim të motit. Gjatë ditës do të rriten vranësirat dhe do të fryjë erë e fortë, në pjesët perëndimore me drejtim perëndimor dhe juglindor, ndërsa në pjesët lindore me drejtim jugor. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të shirave të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Nga fundi i ditës edhe gjatë natës në disa vende proceset do të jenë më intensive, lokalisht edhe në formën e stuhive me shi më intensiv të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe paraqitje të mundshme të breshrit, veçanërisht në pjesët verilindore.
Nga fundi i ditës do të ketë paraqitje të motit të stuhishëm edhe në luginën e Shkupit. UV indeksi do të jetë me vlerën 9.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 17 deri në 23 gradë, ndërsa ajo ditore nga 28 deri në 39 gradë celsius.
Të dielën do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës dukshëm do të zvogëlohet, në disa vende edhe për më shumë se 10 gradë. Nga e hëna moti do të jetë stabil me rritje graduale të temperaturës së ditës, por në kuadër të mesatares për këtë periudhë të vitit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail