Afati i konsultimeve dhe sugjerimeve të RVKE-së u rrit nga 10 deri në 20 ditë

Shkup, 17 gusht 2017 (MIA) - Afati i konsultimeve të Regjistrit të Vetëm Kombëtar Elektronik i Rregullave të Republikës së Maqedonisë - RVKE (ener.gov.mk) rritet nga 10 deri në 20 ditë, vendosi Qeveria në seancën e fundit. Vendimi kontribuon në atë që një pjesë e madhe e propozim-ligjeve para se të shkojnë në procedurë qeveritare domosdoshmërisht të shpallen në regjistër.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski theksoi se në një periudhë prej 20 ditësh përdoruesit publikë do të kenë mundësi që të dërgojnë komentet e tyre dhe në këtë mënyrë të përfshihen në krijimin e propozim-ligjeve me qëllim që të përmirësohet cilësia e tyre.
"Me këtë vendim të Qeverisë kontribuohet edhe për transparencë më të madhe, të punohet në kohë dhe me përgjegjshmëri gjatë përgatitjes së propozim ligjeve. Rritja e afatit për konsultime ka për qëllim që të nxitë inkuadrim më të madh të qytetarëve dhe të opinionit më të gjerë në përgatitjen e rregullave për të cilat ata vetë janë të interesuar. Në këtë mënyrë krijuesit e politikave do të marrin vendime të bazuara në argumente dhe në konsultime me qytetarët", tha Mançevski në pres konferencë.
Ai shtoi se në pajtim me programin e Qeverisë, me zbatimin e plotë të RVEK-së, do të mundësohet një dialog sistematik dhe i hapur edhe me komunitetin e biznesit sepse, siç tha Mançevski, konsultimet kontribuojnë për ndërtimin e besimit reciprok, zhvillimin e cilësisë së demokracisë por edhe përmirësimin e procesit të krijimit të politikave publike.
Ai sqaroi se të gjitha ligjet që do të shkojnë me procedurë të rregullt në mënyrë të detyrueshme do të shkojnë në RVEK dhe se do të angazhohen që të mos ketë aspak, ose siç tha, vetëm në raste ekstreme të shkojnë me propozim-ligje në procedurë të shkurtuar, kur nuk ka zgjidhje tjetër.
Në pyetjen për punën me dy turne në institucione të administratës, Mançevski u përgjigj se janë në konsultime të vazhdueshme me ta dhe se deri tani lista e publikuar nuk është zgjeruar me institucione shtesë.
"Nëse paraqiten do ta plotësojmë, dhe siç është paralajmëruar, zbatimi fillon nga 1 shtatori. Të gjitha vlerësimet i kemi pasur deri tani edhe në takimet me përfaqësues nga këto institucione tregojnë atë se nuk ka nevojë për punësime të reja", tha Mançevski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail