Bodrumet e verës me probleme financiare dhe rezerva, por garantojnë blerje e tërësishme e rrushit

Shkup, 17 gusht 2017 (MIA) - Bodrumet e verës kanë problem me likuiditetin dhe rezervat, por bindin se rendimenti i sivjetmë i rrushit do të blihet në tërësi.
Siç theksuan përfaqësuesit e tyre pas takimit të sotëm të parë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Dimovski, çmimet blerëse të rrushit do t'i definojë tregu, por megjithatë pritet që ato ta arrijnë nivelin e vitit të kaluar.
"Tek llojet më cilësore është e mundur të ketë rritje të çmimit, por jo edhe tejkalim të atij nga viti i kaluar. Edhe pse secili nga bodrumet e verës vendos për çmimin, presim të arrihen çmimet blerëse nga viti i kaluar", deklaroi Nikolla Debrebanov nga bodrumi i verës "Stobi".
Sipas tij, blerja e rrushit është e sigurt sepse janë zvogëluar rendimentet, ndërsa arsye për këtë ishte bllokimi.
Fryti i sivjetmë është me cilësi më të mirë, por rendimentet janë zvogëluar. Fryti do të shitet në tërësi, theksoi Nikollovski.
Ai informoi se me prodhuesit e verës është dakorduar krijim i modelit të dialogut të vazhdueshëm, e jo bisedë para sezonit.
"Gjatë 11 viteve të fundit pushteti ka zhvilluar politikë populiste josistematike në vreshtari që ka sjellë edhe deri në rritje të problemeve. Do të përpiqemi të zgjidhet çdo problem që si të rëndësishëm do ta theksojnë prodhuesit dhe blerësit. Të gjithë bashkërisht do të kontribuojmë në krijimin e masave esenciale", theksoi ministri, duke përkujtuar në rritjen lineare të subvencioneve në vreshtari.
Prodhuesit e verës konsiderojnë se që të ketë industri të suksesshme të verës, Maqedonia duhet të përgatisë strategji e cila do të jetë në dobi për të dyja palët, dhe për prodhuesit dhe për bodrumet.
"Maqedonia nuk është vend i njohur i bodrumeve më larg nga Kroacia. Kemi edhe shumë të punojmë në imazh", potencoi Derebanov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail