Nga tetori Eurouins do të fluturojë në linjën Shkup-Munih

Shkup, 17 gusht 2017 (MIA) - Kompania ajrore me buxhet të ulët Eurouings, anëtare e grupacionit Luthanza nga 31 tetori çdo të martë dhe të premte do të fluturojë në linjën Shkup-Munih nga aeroporti "Aleksandri i Madh" deri te aeroporti kryesor në Munih "Franc Jozef Shtraus".
Siç paralajmëruan nga kompania ajrore, çmimet e biletave ajrore do të fillojnë nga 39,99 euro në një drejtim, ndërsa nga aeroporti ndërkombëtar në Munih udhëtarët nga Shkupi do të mund të lidhen me shumë destinacione në Evropë dhe botë.
Drejtori për zhvillim i rrjetit të kompanive ajrore të Eurouins, Ivan Oreç theksoi se Eurouins është kompania e tretë më e madhe me buxhet të ulët në Evropë dhe është më e shpejta në rritje.
I pyetur nëse në të ardhmen planifikojnë nga Shkupi të organizojnë fluturime dhe deri në ndonjë destinacion tjetër. Oriç theksoi se së bashku me TAV tani më mendojnë për disa fluturime të tjera.
Eurouings do të fluturojë në linjën Shkup-Munih dy herë në javë, gjegjësisht çdo të martë dhe të premte, me Erbas A320-200, me kapacitet prej 174 ulëse.
TAV Maqedoni i përfundoi shtatë muajt e parë të vitit 2017 me 8 për qind rritje të numrit të udhëtarëve, duke arritur 1.089.906 udhëtarë në dy aeroportet e Shkupit - "Aleksandri i Madh" në Shkup dhe "Shën Pali" në Ohër. Në korrik, në dy aeroportet janë transportuar gjithsej 229.776 udhëtarë, që në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2016, është rritje prej 15 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail