Nga 1 shtatori punë me dy turne në kopshte

Shkup, 18 gusht 2017 (MIA) - Nga 1 shtatori kopshtet duhet që të fillojnë me punën me dy turne, njoftoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.
Në pajtim me Vendimin qeveritar të miratuar më 10 korrik të këtij viti, turnet e para do të jenë nga ora 7:00 deri në 14:30 ndërsa të dytat nga 14:00 deri 21:30. Do të punojnë edhe çdo të shtunën e parë të muajit prej orës 8:00 deri në orën 16:00.
Siç tha Carovska, Ministria është e gatshme për hapje e vendeve të reja të punës, që si nevojë do ta imponojë puna me dy turne.
Qëllimi i punës me dy turne është që fëmijët dhe prindërit të marrin kujdesin e duhur nga institucionet publike" përmendi Carovska në pres konferencë dhe paralajmëroi investime të reja në kopshte, veçanërisht në mjediset rurale.
Aty ku kopshtet do të vlerësojnë se nuk ka nevojë, turni i dytë nuk do të vendoset. Institucionet publike, që do të kenë më tepër kushte hapësirore për akomodimin e fëmijëve, punojnë në ndërrimin e dytë mund të organizojnë në një ose disa objekte, në pajtim me nevojat e fëmijëve dhe prindërve.
"Tek të gjitha kopshtet dërguam informacion se nga 1 shtatori i sivjetshëm duhet që të zbatojnë vendimin për punën me dy turne. Puna me dy turne deri tani është e implementuar vetëm në katër komuna, ndërsa tani do të jetë në gjithsej dhjetë duke marrë parasysh se nevojë për vendosjen e turnit të dytë konstatuan edhe në Gjevgjeli, Koçan, Radovish, Ohër, Tetovë dhe Prilep", theksoi Carovska.
"Duhet të jemi korrektë dhe t'i mundësojmë arsim parashkollor për të gjithë fëmijët, nga të gjitha komunat. Ne do të investojmë dhe do të lejojmë punësime në kopshte, do ta nxitim këtë. Nuk mund të rritim përfshirjen e fëmijëve dhe të hapim kopshte të reja, ndërsa mos ketë punësime", theksoi ministrja.
Shtoi se komunat duhet që të marrin pjesë në zhvillimin dhe avancimin e standardeve, cilësisë dhe punësimit në kopshte.
"Prioriteti ynë është që të kemi më shumë fëmijë në arsimin parashkollor, prej tre deri në gjashtë vjeç, por gjithsesi edhe më të vegjlit duhet që të shkojnë në kopsht, theksoi Carovska.
Vlerësimet fillestare të Ministrisë së Punës janë se fillimisht, i vogël do të jetë numri i fëmijëve që do të shkojnë në turnin e dytë në kopshte, por pritet riorganizim i kopshteve, në varësi të nevojave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail