Armata e Maqedonisë shënon 25 vjet nga formimi i saj

Shkup, 18 gusht 2017 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në shënimin e 25 vjetorit të formimit të ARM-së u bëri thirrje të gjithë pjesëtarëve të Armatës së bashku të punojnë për, siç tha, "vizionin tonë të përbashkët - Maqedonia anëtare e NATO-s, e sigurt dhe me prosperitet, me Armatën me të cilën krenohet, por edhe të cilës i kthehet".
"Nuk kam dilema se ky vizion na mban të gjithë të bashkuar në shtet. Por, vizioni pa plane konkrete, pa hapa të qartë është vetëm një ëndërr dhe krijon dëshpërim. Maqedonia disa vite vonon me dokumentet strategjike të mbrojtjes detyra e të cilës është pikërisht ajo - të definojnë hapa konkrete me data konkrete, obligime dhe detyra", tha Shekerinska në tubimin solemn të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHM-së së ARM-së.
Sipas saj, për t'i arritur këto qëllime duhet disiplinë, konsistencë dhe udhëheqësi.
Ministrja e Mbrojtjes u obligua se do të ndihmojë që të përmirësohen kushtet elementare për punë, trajnim dhe funksionim. Disa, siç tha, do të vazhdojnë me forcimin e besimit të madh te partnerët ndërkombëtarë, me rezultatet shembullore të treguara te operacionet dhe misionet e rënda nëpër botë.
Ajo i nderoi dhe tregoi falënderim për të gjithë ata që e mbajnë uniformën e Armatës.
Me rastin e ditës së ARM-së shumë institucione, forca të armatosura të huaja dhe miq të Armatës kanë dërguar telegrame me urime. Para ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHM-së së ARM-së, në tubim solemn morën pjesë edhe shefi i SHM-së së ARM-së gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski, gjeneralë dhe të punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në ARM.

Me një minutë heshtje u bën homazhe të rënëve për lirinë e Maqedonisë dhe të rënëve të pjesëtarëve të Armatës.
Në solemnitet u lexuan edhe urdhëresat për avancim dhe shpërblim për pjesëtarët e SHM-së, ARM-së dhe MM-së të Republikës së Maqedonisë.
Për punën e kryer, rezultatet e arritura dhe kontributin në formimin dhe zhvillimin e Armatës, Pllaketa iu dhanë ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Trajan Gocevskit dhe nënkolonelit në pension Mitre Arsovski, shefi i parë i SHM-së në ARM.
Solemnitetit qendror i paraprijnë edhe seri aktivitetesh. Në varrezat e qytetit në Butel në Shkup shumë delegacione me nderime ushtarake do të vendosin kurora me lule në varrezat e partizanëve, në varrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro Gligorov dhe në varrin e gjeneral Mihaillo Apostolski.
Në varrezat e qytetit në Butel në Shkup shumë delegacione me nderime ushtarake do të vendosin kurora me lule në varrezat e partizanëve, në varrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro Gligorov dhe në varrin e gjeneral Mihaillo Apostolski.
Në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, ndërkaq, nga ora 9:00 deri në orën 19:00 do të hapet ekspozitë tërë ditoren e mjeteve luftarake, teknikë dhe pajisje ushtarake e ARM-së. Gjatë ekspozitës do të kryhen edhe stërvitje nga ana e pjesëtarëve të regjimentit për qëllime speciale, batalioni për nderime dhe qendra për trajnim dhe trajnim të qenve.
Më 18 gusht të vitit 1943 në Sllavej Pllanina, në rajonin e Debarcës, u formua batalioni "Mirçe Acev", i cili konsiderohet si formacioni i parë i organizuar ushtarak i LNÇ-së të Maqedonisë. Dita e formimit të batalionit konsiderohet si ditëlindja e ARM-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail