Purini: Në sheshin Skenderbeu do të përjetohet arti dhe kultura e gjithë trevave shqiptare

Shkup, 20 gusht 2017 (MIA) - Përmes një evenimenti dhe programi të pasur kulturorë Qendra Kulturore Informative do të realizojë një program në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare në sheshin Skenderbeu në Shkup, tha drejtoresha e QKI-së, Sermine Purini.
"Me një program të pasur kulturor gjatë periudhës në vijim do të shënojmë përfundimin e projektit më të madh urbanistik në Komunën e Çairit - Sheshi Skënderbej. Në vijim do t'ju paraqesim programin e përbashkët me Qendrën Kulturore Informative-QIK Shkup dhe Galerinë Kombëtare të Maqedonisë", thotë Purini.
Me këtë rast, ajo thekson se në këtë eveniment do të përjetohet kultura dhe arti i të gjitha trevave shqiptare.
"Ju ftoj të gjithëve të jeni pjesë e këtyre ngjarjeve, duke përjetuar kulturën dhe artin e të gjitha trevave shqiptare. Ju faleminderit për përkahjen gjatë realizimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm për vendin tonë", shprehet mes tjerave Purini.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail