Fillon pastrimi i mbeturinave në deponinë e Tetovës

Tetovë, 21 gushat 2017 (MIA) - Ka nisur sot pastrimi i deponisë së egër të mbeturinave në Tetovë, e cila është kthyer në problem serioz për banorët në këtë rajon.
Ditëve të fundit, kjo deponi është djegur duke shkaktuar revoltë të madhe te banorët, të cilët e akuzojnë kryetaren e Komunës, Teuta Arifi për lënien pas dore të këtj problemi, citon "Almakos".
Ndërkohë, komuna ka njoftuar se sot kryetarja Teuta Arifi ka inspektuar punimet për pastrimin, që është duke e kryer kompania “Golec Trans”.
"Pastrimi i deponisë është në kordinim të plotë me planin për realizimin e punimeve të Komunës së Tetovës, i cili është një rezultat i një angazhimi permanent i Organeve Komunale për të gjetur zgjidhje afatgjate me menaxhimin e mbeturinave", tha Arifi.
Mbeturinat komunale do të transferohen në deponitë rajonale dhe në bazë të vlerësimeve bëhet fjalë për 30.000 deri 40.000 m3 mbeturina komunale dhe inerte. Procesi i pastrimit të tërësishëm të këtij lokaliteti si dhe rafinimi me truall të mirë dhe kualitativ pritet të mbarojë në afatin kohor prej 3 deri 4 javësh.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail