LSDM: Rritja e pagës minimale hap spiralen për rritjen edhe të pagës mesatare

Shkup, 21 gusht 2017 (MIA) - LSDM-ja sot kumtoi se me rritjen e pagës minimale në 12 mijë denarë do të hapet spirala për rritjen edhe të pagës mesatare.
Në kumtesë, LSDM-ja njofton se me ribalansin e buxhetit Qeveria e udhëhequr nga LSDM i shkurtoi mjetet financiare për reprezentacionet e parashikuara, drekat e luksit dhe udhëtimet zyrtare të funksionerëve, reklamat milionëshe dhe kampanjat e shtrejta për reklamimin e Qeverisë, si dhe shpenzime tjera joproduktive të projektuara në buxhetin e vitit 2017 nga qeverisja e kaluar dëmtuese e VMRO-DPMNE-së.
Në këtë mënyrë direkt u liruan paratë me të cilat shteti do t'i ndihmojë firmat të paguajnë pagë minimale prej 12.000 denarëve njejtë për të gjithë punëtorët, duke përfshirë edhe punëtorët e industrisë së tekstilit dhe lëkurës.
"Rritja e pagës minimale në 12.000 denarë për të gjithë të punësuarit të cilët marrin pagë minimale, drejtpërdrejtë ndikon në hapjen e spirales për rritje të përgjithshme të pagave, që në perspektivë do të thotë edhe rritje të pagës mesatare. Hapin e parë drejt këtij qëllimi, Qeveria e udhëhequr nga LSDM e bëri me rebalansin e buxhetit e cili siguroi 6 milion euro ndihmë financiare për firmat, deri në fund të vitit, që te mund të paguajnë pagë minimale më të lartë prej 12.000 denarëve për punëtorët e tyre", thuhet në kumtesë.
Pritjet janë që rritja e pagës minimale do të ndikojë edhe në rritjen e shpenzimeve vetanake të familjeve që pozitivisht do ndikonte edhe në punën e bizneseve dhe ekonomisë.
Qytetarët e shohim dallimin, përderisa VMRO-DPMNE shpërndan frikë dhe shqetësim përmes lajmeve të rreme dhe jo-ekzistuese, LSDM përmes Qeverisë që e udhëheq siguron kushte për paga më të larta dhe standard më cilësor për jetë për të gjithë qytetarët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail