Zëvendës kryeministri Lika letër ngushëllimi për vdekjen e Bajram Rexhepit

Shkup, 21 gusht 2017 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hazbi Lika përmes letrës së ngushëllimit shprehu keqardhjen e tij për vdekjen e kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta e kryeministrit të parë dhe veprimtarit të dalluar të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.
Ndarja e hershme e kirurgut të parë të UÇK-së, Kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, ish-ministrit të Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht ish Nënkryetarit të PDK-së, është një humbje e madhe për vendin. Kontributi i tij për popullin e Kosovës dhe përkushtimi i tij gjatë shtetndërtimit të Kosovës, la gjurmë të çmuara.
Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, t’ju shpreh Juve, popullit të Republikës së Kosovës dhe familjes Rexhepi, ngushëllimet e mia më të sinqerta.
U prehtë në paqe dhe i qoftë i lehtë dheu!” – shkruan zëvendëskryeministri Lika në letrën e ngushllimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail