Fillon procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik

Shkup, 22 gusht 2017 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancë të rregullt do t'i rekomandojë Kuvendit ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit të ri publik.
Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski të premten në konferencë për shtyp paralajmëroi se Qeveria në seancë do të vendosë në rend dite Propozim-konkluzionin, me të cilin do t'i rekomandohet Kuvendit të njoftojë emërimin e prokurorit publik.
Sipas nenit 41 të Ligjit për Prokurori Publike, Kuvendi i RM-së me propozim të Qeverisë, e njofton emërimin e prokurorit publik të RM-së në "gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" dhe të paktën në dy gazeta ditore prej të cilave një nga gazetat që botohet në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase.
Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes në "Gazetën Zyrtare".
Këshilli i Prokurorëve Publik, ndërkaq, ka afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të dokumenteve të japë mendim pozitiv apo negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.
Pastaj, siç sqaroi Boshnjakovski, porcedura vazhdon në Qeveri e cila në seancë i shqyrton kandidaturat, përfshirë edhe mendimin e Këshillit të Prokurorëve Publik dhe duhet të marrë vendim për njërin nga kandidatët për të cilin paraprakisht ekziston mendim pozitiv nga Këshilli. Pastaj vendimi shkon në Kuvend si Propozim zgjidhje, ndërsa njëkohësisht dorëzohet edhe mendimi i Këshillit të prokurorëve Publik. Për emërimin e prokurorit publik Kuvendi vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votave.
Boshnjakovski tha se qëllim kryesor i Qeverisë gjatë zgjedhjes së prokurorit të ri publik do të jenë interesat e qytetarëve dhe shtoi se menjëherë pas marrjes së mendimit, Qeveria do ta vendosë zgjedhjen e prokurorit publik në seancën e parë të ardhshme.
Mandati i prokurorit publik shtetëror është gjashtë vjet me të drejtë të rizgjedhjes.
Me propozim të Qeverisë, Kuvendi i Republikës së Maqeodnisë më 17 gusht e shkarkoi Marko Zvërlevskin nga funksioni prokuror publik i Republikës së Maqedonisë. Në shkaqet për shkarkim, Qeveria përmendi se Zvërlevski e ka kryer funksionin në mënyrë joligjore, jo me kohë dhe jo mjaftë profesionalë. Me sjelljen dhe veprimin e tij, sipas Qeverisë, ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit dhe e ka shkelur autoritetin e tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail