Trajnim për mentorë në Manastir në kuadër të Programit për (vetë)punësim të nënave kryefamiljare

Manastir, 22 gusht 2017 (MIA) - Shoqata e grave në biznes, në partneritet me Konfederatën e Biznesit të Maqedonisë dhe Institutin për Menaxhment Mbështetje, sot në Manastir organizojnë trajnim për mentorim dhe proces të mentorimit të grave në biznes - mentore të ardhshme, në kuadër të projektit "Program për (vetë)punësim të nënave kryefamiljare", të financuar nga Bashkimi Evropian.
Trajnimi është i dedikuar për gratë, sipërmarrëse dhe menaxhere nga Manastiri, të interesuara të përfshihen në procesin e mentorimit, si mentore,
Përmbajtjet e trajnimit, siç informojnë nga Shoqata e grave në biznes, janë të orientuara ndaj aspekteve, njohurive dhe aftësive të nevojshme për mentorim të suksesshëm. Ndaj trajnimit, me prani dhe prezantim, si mbështetja e aktiviteteve projektuese, do të përfshihet edhe përfaqësuesi i Qendrës për punësim nga Manastiri, me ç'rast gratë - mentore të ardhshme drejtpërdrejtë dhe në detaje të njihen me aktivitetet vijuese dhe masat e APRM për (vetë)punësim.
Ky trajnim është i fundit, nga tre të paraparat, pas trajnimeve veç më të mbajtura në Shtip dhe Shkup, ndërsa është i nevojshëm për hyrje në mentorimin e grupit të synuar të projektit, si pjesë përbërëse e modelit gjithëpërfshirës projektues për mbështetjen e nënave kryefamiljare (veçanërisht viktimat e dhunës familjare), që t'ju ndihmohet në gjetjen dhe shfrytëzimin e mundësive për punësim të përhershëm ose vetëpunësim, në bashkëpunim me komunat, institucionet kompetente dhe sektorin e biznesit, përmes info sesioneve adekuate, si dhe me porosi të biznes trajnimeve dhe profesionale dhe proces adekuat të mentorimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail