Fillojnë Mbrëmjet e 56-ta strugane të poezisë

Shkup, 23 gusht 2017 (MIA) - Me mbjelljen e drurit dhe lexim poetik për nder të fituesit të "Kurores së artë" - Çarls Simiq, sot në Strugë do të fillojë festivali "Mbrëmjet strugane të poezisë, i cili do të zgjat deri më 28 gusht. Hapja zyrtare e edicionit të 56-të të festivalit është sonte në ora 20:30 në pllajën e Shtëpisë së poezisë me lexim poetik ndërkombëtar "Meridiane poetike".
Përmbajtjet e festivalit do të vazhdojnë gjatë pesë ditëve të ardhshme, kur do të mbahet simpoziumi "E humbur/e gjetur në përkthimin", portretet e laureatëve të sivjetshëm - fituesi i "Kurores së artë" Çarls Simiq dhe laureati për çmimin "Urat e Strugës" të MSP dhe UNESKO-s - Goran Çolakhoxhiq dhe shpallja e fituesit të sivjetshëm të çmimit "Vëllezirit Milladinovci" për përmbledhje më të mirë poetike në gjuhën maqedonase mes dy festivaleve. Në kuadër të MSP do të ketë edhe mbrëmje për platformën poetike evropian e Versopolis.

Festivali në Strugë do të përfundojë më 27 gusht me manifestimin poetik "Urat e Strugës" dhe dorëzimin e çmimeve të fituesve të sivjemë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail