Konfirmohet renditja në fletëvotimin për zgjedhjet lokale

Shkup, 19 shtator 2017 (MIA) - Me short, sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhor u konfirmua renditja në listën e vetme të kandidatëve të fletëvotimeve për zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen më 15 tetor.
E para në fletëvotim do të jetë PSDM-ja, e dyta Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (Uniteti dhe RDK-ja), e treta BDI-ja, e katërta Koalicioni për Manastir - BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, e pesta Koalicioni Së bashku për Gazi Babën e kryesuar nga BESA, e gjashta LDM, e shtata VMRO-DPMNE, e teta Lëvizja Popullore e Turqve, e nënta Aleanca për shqiptarët, e 10-ta TMRO, e 11-ta Partia Demokratike e Turqve, GROM e 12-ta, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja e 13-ta, BESA e 14-ta, PDSH-ja e 15-ta, E Majta e 16-ta, PPD-ja e 17-ta, Unioni i romëve e 18-ta, ndërsa LSDM-ja e 19-ta.
Lista me kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë kanë parashtruar 19 parti dhe koalicioni, ndërsa 64 kanë nga grupet e votuesve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail