Konfirmohet renditja në fletëvotimin për zgjedhjet lokale (PLT)

Shkup, 19 shtator 2017 (MIA) - Me short, sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhor u konfirmua renditja në listën e vetme të kandidatëve të fletëvotimeve për zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen më 15 tetor.
Lista me kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë kanë parashtruar 19 parti dhe koalicioni, ndërsa 64 kamë nga grupet e votuesve.
E para në fletëvotim do të jetë PSDM-ja, e dyta Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (Uniteti dhe RDK-ja), e treta BDI-ja, e katërta Koalicioni për Manastir - BDI, BESA dhe Aleanca për shqiptarët, e pesta Koalicioni Së bashku për Gazi Babën e kryesuar nga BESA, e gjashta LDM, e shtata VMRO-DPMNE, e teta Lëvizja Popullore e Turqve, e nënta Aleanca për shqiptarët, e 10-ta TMRO, e 11-ta Partia Demokratike e Turqve, GROM e 12-ta, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja e 13-ta, BESA e 14-ta, PDSH-ja e 15-ta, Majtistja e 16-ta, PPD-ja e 17-ta, Unioni i romëve e 18-ta, ndërsa LSDM-ja e 19-ta.


Listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe listave të kandidatëve për kryetar komunash, të cilat janë parashtruar nga i njëjti parashtrues do të kenë numër të njëjtë rendor në të gjitha komunat.
Në komunën ku nuk ka përfaqësues numri adekuat i parashtruesve do të lihet anash dhe në vendin e tij do të shkruhet numri rendor i bartësit të ardhshëm pa lënë vend të zbrazët.
Sipas afatit për zgjedhjet lokale, më së voni deri më 21 shtator, komisionet zgjedhore komunale duhet t'i publikojnë listat e kandidatëve për anëtarët e këshillit dhe për kryetar të komunës. Në ato komuna në të cilat të paktën 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase, publikohen edhe krahas alfabetit maqedonas dhe cirilik edhe të gjuhës zyrtare dhe letrës që e përdorin qytetarët në atë komunë.
Sot përfundon edhe afati prej pesë ditësh deri kur partitë politike do të mund të dorëzojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave nga Lista zgjedhore. Lista zgjedhore në të cilën janë kryer të gjitha ndryshimet të shtypura në formë të certifikatave, KSHZ-ja e konkludon më së voni deri më 24 shtator. KSHZ-ja e nënshkruan Listën zgjedhore dhe certifikatat nga ai, më së voni deri më 29 shtator.
Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna edhe në Qytetin e Shkupit. Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail