Në Gostivar hapet fabrika për prodhimin e tantalit

Gostivar, 19 shtator 2017 (MIA) - Me solemnitet rasti në fshatin Balindol të Gostivarit, ishte shënuar fillimi i punës së fabrikës - rafineri për prodhimin e tantalit, e vetmja e këtij lloji në Maqedoni.
Në fjalimin, Rej Pauer drejtori ekzekutiv i kompanisë "Pauer Risorsers Grup Anglia", theksoi se në këtë kapacitet fabrika - rafineri për prodhimin e metalit të rrallë tantalit, janë investuar 12 milionë dollarë edhe për momentin punëson katërdhjetë punëtorë.
"Pas pothuajse dy vjet ndërtimi dhe testimit industrial, mund të them se kjo fabrikë në Balindol është arritje e pabesueshme. Zhvillimi i kësaj teknologjie me përmasa industriale në afat të kufizuar është shumë i ndërlikuar. Por, ekipi im e ndërtoi këtë fabrikë nga zero. Me kënaqësi mund t'i them faleminderit kryetarit të komunës, Nevzat Bejta për mbështetjen e tij nuk do të mundeshim të kemi sukses", tha Pauer.
Drejtori ekzekutiv i PRF Anglia" paralajmëroi hapjen edhe të një fabrike të re në vlerë prej 15 milionë dollarë e cila duhet të ndërtohet në fshatin Çegran të Gostivarit.
Mbështetje për hapjen e një kapaciteti të këtillë dha edhe anëtari i familjes mbretërore britanike princi Majkëll nga Kenti.
"Si mik i këtij vendi, nuk mund ta fsheh kënaqësinë prej këtij investimi. Kompanitë siç është "PRG Anglia" janë të certifikuara ndërkombëtarisht dhe produktet e tyre dërgohen në kompani siç është Apple. Teknologjia e tyre dhe mënyra e punës njihen në nivel ndërkombëtar", tha prnci Majkëll nga Kenti.
Në emër të Vetëqeverisjes lokale dhe qytetarëve falënderime shprehu kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili theksoi se administrata është përkushtuar maksimalisht në këtë investim dhe se ky shembull do të jetë i mirë për vazhdimin e bashkëpunimit.
"Gostivarin po e bëjmë që të jetë derë e hapur për investime të huaja serioze. PRG Anglia tashmë e ka dëshmuar seriozitetin e vet me punësimin e 40 banorëve të komunës. Investimet e ardhshme pa dyshim se do ta kenë mbështetjen, pasi që e zhvillojnë ekonominë lokale", theksoi Bejta.
Fabrika e kompanisë PRG Anglia do të punojë në përpunimin e tantalit, material i rrallë biokompatibil, i cili ndodhet së bashku me kallajin dhe volframin në formë të xeheve të tantalit. Ky material përdoret në komponenta elektrike të cilësisë së lartë dhe pajisje të lartë teknologjike. Tantali ka zbatim në përpunimin e implanteve në mjekësinë bashkëkohore.
Teknologjia e "PRG Anglia" është proces unik i cili është i sigurt për mjedisin jetësor dhe nuk ka emetime të gazrave ose mbeturinave të kontaminuara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail