BDI: Institutet e VMRO-së po mundohen të ndihmojnë Lëvizjen BESA në prag të zgjedhjeve.

Shkup, 20 shtator 2017
Pas dhënies së "argumenteve" Ivanovit për mosdhënien e mandatit liderit të LSDM-së Zaev me pohimin se "Platforma e Tiranës" është iniciuar nga Kryeministri shqiptar Rama. Pas provokimit dhe ikjes nga Parlamenti më 27 Prill disa çaste para incidentit kur u sulmuan deputetët nga ana e simpatizantëve të VMRO-së. Pas mosvotimit të Kryetarit të parë shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë z.Talat Xhaferi dhe mospërkrahje të procedurës parlamentare të Ligjit të gjuhës shqipe, tani institutet e VMRO-së po mundohen të ndihmojnë Lëvizjen BESA në prag të zgjedhjeve.
Në kundërshtim të të gjitha rezultateve të hulumtimeve të realizuara nga Institutet amerikane, me renome ndërkombëtare siç janë IRI dhe NDI, të cilat tregojnë një epërsi të madhe të Bashkimit Demokratikë për Integrim para partive të tjera politike shqiptare e sidomos para Lëvizjes BESA, ditë më parë me tentim për manipulimin e radhës doli në opinion një farë Instituti, në opinion i njohur si i afërt i VMRO-së , i quajtur Dimitrie Çupovski.
Ky institut mundohet të bindë opinionin se ka realizuar hulumtim të opinionit dhe se partitë më të votuara në Maqedoni na qenkan VMRO dhe BESA. Nuk ka nevojë të përkujtojmë opinionin se ky "Institut" gjithmonë paraqitet në prag të zgjedhjeve me përkrahje të VMRO-së dhe se rezultatet e saj gjithmonë janë larg realitetit. Por, ajo që bie në sy në këtë situatë është përkrahja që ky Institut i jep Lëvizjes BESA, që po ngjanë si një kthim "borxhit" mes partnerëve apo më saktë strategji e përbashkët e tyre zgjedhore.
Me sa duket Lëvizja BESA do të duhet të përgjigjet kërkesës publike të nënkryetarit të LSDM-së, i cili kërkon që Lëvizja BESA të deklarohet publikisht se a ka marrëveshje me VMRO-DPMNE.
Bashkimi Demokratik për Integrim
____________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail