Në Maqedoni rreth 20.000 persona me Sëmundje të Alzheimerit

Shkup, 21 shtator 2017 (MIA) - Rreth 20.000 persona në Maqedoni vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit, ndërsa vetëm dhjetë për qind mbulohen me terapi, tregojnë vlerësimet e autoriteteve shëndetësore të Maqedonisë në bazë të statistikës botërore dhe strukturës së moshës të popullatës.
"Diagnostifikimi në kohë dhe marrja e terapisë së nevojshme mund dukshëm ta përmirësojë cilësinë e jetës së personave me Alzheimer, si dhe familjeve të tyre. Shpesh ka pacientë të cilët harrojnë dhe janë depresiv dhe nuk janë të vetëdijshëm për çfarë sëmundje bëhet fjalë", theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe mjekët nga kjo fushë me rastin e Ditës botërore të Sëmundjes së Alzheimerit - 21 Tetori, që shënohet nën moton "Më kujto mua".
Simptomat kryesorë të Sëmundjes së Alzheimerit është harresa e ngjarjeve të fundit, çorientim në hapësirë dhe kohë, probleme në komunikim, ndryshim në disponim dhe ndryshim i rutinës së ditës.
Sipas të dhënave statistikore në Maqedoni ka rreth 400.000 persona me mbi 65 vjet nga të cilët vlerësohet se rreth 20.000 kanë sëmundje të Alzheimerit, ndërsa trajtohen vetëm 2.000 deri në 3.000 prej tyre. Kjo, sipas ministrit është numër shumë i vogël. Në shtetet në fqinjësi si Serbia, Kroacia trajtohen 40 deri në 50 për qind. Edhe ne duhet ta arrijmë këtë qëllim, potencoi Taravari, duke theksuar se sëmundja e Alzheimerit është rreth 70 për qind nga numri i përgjithshëm i dementias.
Në Maqedoni, siç potencoi, nuk ka institucione speciale ku do të mbaheshin pacientët të cilët pasi e marrin terapinë kthehen në shtëpi.
Të dhënat e institucioneve kompetente tregojnë se në botë në çdo tre sekonda ka nga një të sëmurë të ri nga Alzheimeri dhe se numri i të sëmurëve dyfishohet në çdo 20 vjet. Vdekshmëria nga kjo sëmundje është më e madhe nga shkaktimi i kancerit në gji dhe në prostatë së bashku. Të dhënat tregojnë edhe se 40 për qind e personave të cilët kujdesen për personat me sëmundjen e Alzheimerit vuajnë nga depresioni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail