Zaev: Presim datë për fillimin e negociatave

Shkup, 22 shtator 2017 (MIA) - Presim në vjeshtë të hiqet kushtëzimi i rekomandimit për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, ndërsa hapi i ardhshëm do të jetë edhe data për fillimin e negociatave. Reformat që i zbatojmë, mënyrat në të cilat i thellojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe ndërtojmë miqësi të reja të fuqishme me botën, kontribuojnë edhe ndaj NATO integrimeve. Konsiderojmë se janë reale pritjet tona që Republika e Maqedonisë të bëhet edhe vendi-anëtar i 30-të i NATO-s, tha kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me kryeministrin holandez Mark Rute në Nju-Jork.
Rute, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, theksoi se Holanda në tërësi e mbështet procesin e reformave që e filloi Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë dhe i përshëndet hapat e shtetit për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.
"Holanda mbetet përkrahës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë në përpjekjet për arritjen e qëllimeve strategjike, Bashkimin Evropian dhe NATO-n", theksoi Rute.
Kryeministri Zaev potencoi se Qeveria e re është e përqendruar në procesin e reformave që, siç tha, duhet t'u sjellë jetë cilësore qytetarëve dhe t'i hapë perspektivat e shtetit drejt BE-së dhe NATO-s, ku vendi përket.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail