Nedelkov: Iniciativa e Plenumit të mësimdhënësve është tentim që të shkatërrohet dhe merret SASHK

Shkup, 22 shtator 2017 (MIA) - Një organizatë e që quhet Plenumi i mësimdhënësve i ka dhënë vetes të drejtë për t'u interesuar për dokumente të një organizate tjetër. Nuk e di prej ku e kanë marrë atë të drejtë dhe nuk do t'i komentoj intrigat dhe marketingun e tyre që e bëjnë në opinion duke tentuar të krijojnë revolt në anëtarësinë e SASHK dhe ta diskriminojnë udhëheqësinë e saj, deklaroi Jakim Nedelkov, kryetar i Sindikatës për Arsim, Shkencës dhe Kulturë në lidhje me iniciativën të cilën Plenumi i mësimdhënësve sot do ta shtrojë në Gjykatën Kushtetuese për testimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së neneve 13 dhe 14 nga statusi i SASHK.
Plenumi i mësimdhënësve, i cili sot më vonë do ta parashtrojë iniciativën, konsideron se udhëheqësia e SASHK e ka ndryshuar statusin kështu që anëtari mund të largohet nga SASHK tre vjet pas parashtrimit të kërkesës për largim. Plenumi konsideron se kjo bëhet që të pamundësohet dalja nga SASHK i numrit më të madh të anëtarëve të cilët janë të pakënaqur nga ajo që Nedelkov dhe kryetari i nderit Dojçin Cvetanovski në mënyrë jo transparente i kanë shpenzuar paratë, si dhe nga mënyra si e kanë menaxhuar grevën e mësimdhënësve para dy viteve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail