Spasovski dhe Mektiq: Zgjidhje të sfidave të përbashkëta - terrorizmin dhe radikalizmin ekstremist

Shkup, 22 shtator 2017 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Sopasovski sot në Sarajevë në kuadër të vizitës së punës në Ministrinë e Sigurisë të Bosnjë e Hercegovinës, kishte takim pune me nikoqirin e tij për siguri, Dragan Mektiq.
Siç informojnë nga MPB-ja, në takim bashkëbiseduesit kanë theksuar se edhe pse nuk kanë çështje të hapura, megjithatë ekzistojnë sfida të përbashkëta të sigurisë, të cilat janë të nevojshme të zgjidhen, ndërsa mes tyre edhe emigracioni, terrorizmi radikalizmi ekstremist, trafikimi i njerëzve....
Ministri Spasovski kumtoi se ka filluar procedura për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim mes Agjencisë për shkollim të efektivëve të policisë në Mostar dhe në Qendrën për trajnim në Shkup, me këtë rast duke potencuar se që të ketë polici të fuqishme, segment i rëndësishëm është edhe arsimi.
Sipas Spasovskit, Qendra për trajnime në Shkup, punon vazhdimisht në avancimin e programeve dhe të kuadrit arsimor dhe mund të ofrojë trajnim përkatës sipas nevojave të policisë së Bosnjë e Hercegovinës.
Ministri Mektiq theksoi se ekzistojnë sfida të përbashkëta të sigurisë dhe nevojitet bashkëpunim për tejkalimin e tyre.
Maqedonia dhe BeH-ja nënshkruan marrëveshje për njohje të ndërsjellë të patent shoferëve, që është me rëndësi të madhe edhe për qytetarët e dy shteteve, ndërsa ministritë kompetente të punojnë në finalizimin e marrëveshjes për hyrje të shtetasve të dy shteteve me letërnjoftime.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail