Memorandum për bashkëpunim midis sindikatave për arsim të Maqedonisë dhe të Shqipërisë

Shkup, 22 shtator 2017 (MIA) - Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Sindikatën për arsim të Shqipërisë (SPASH) me të cilin e zyrtarizuan bashkëpunimin që e kanë për një dekadë.
Dokumentin e nënshkruan kryetarët e sindikatave, Jakim Nedelkovski dhe Nevrus Kapteli, të cilët theksuan se këmbimi i përvojave dhe komunikimi do ta ngritë cilësinë e bashkëpunimit që, ndërkaq, do t'i avancojë të drejtat dhe do t'i përmirësojë kushtet për punën e mësimdhënësve në të dyja vendet. Memorandumi, sipas tyre, do të thotë shumë për anëtarët e sindikatave në dy vendet, sepse problemet në arsim janë të ngjashme edhe në Maqedoni edhe në Shqipëri.
"U pajtuam që midis sindikatave tona të organizohen trajnime edukative për bashkëpunim më të përforcuar që do të jetë edhe në interes të të punësuarve në arsim. Jo i rastësishëm është bashkëpunimi, sepse kemi probleme të njëjta në arsim. Midis tyre janë edhe pagat e mësimdhënësve të cilat në Shqipëri janë poshtë-lartë të njëjta sa në Maqedoni", tha Kapteli.
Nikoqiri i tij, Jakim Nedelkov, shtoi se përveç pagave dhe përfitimeve tjera sociale që vijojnë në bazë të marrëveshjes kolektive, problemi më i rëndësishëm, i cili është i pranishëm në tërë rajonin, është siguria e vendit të punës.
"Numri i nxënësve në paralele po ulet në mënyrë drastike. Në llogari të kësaj kemi mësimdhënës të cilët janë të punësuar dhe të cilët assesi nuk guxojmë të jenë tepricë teknologjike. Jemi të vetëdijshëm për uljen e numrit të fëmijëve në paralelet, por ofrojmë dhe gjejmë zgjidhje adekuate të cilat konsiderojmë se shteti dhe vetëqeverisja lokale do t'i pranojë që të tejkalohet kjo situatë", shtoi Nedelkov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail