ZL2017: Ahmeti :Votimi në Kërçovë nuk është votë vetëm e kërçovarëve, por proces i të gjithë qytetarëve për një komunë të bashkuar

Kërçovë, 10 tetor 2017 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, shefi i shtabit, Adem Karaga, zëdhënësi Fatmir Limani dhe bartësi i listës së këshilltarēve, Aqif Mehdiu, po realizojnë takime me qytetarë dhe grupe të ndryshme interesi në komunën e Kërçovës.


Lideri i BDI-së, siç njofton Shërbimi për Informim i partisë, tha se mesazhi që po përcjellin kërçovarët është se Kërçova na bashkon të gjithëve.
"Kërçova na obligon dhe na bën thirrje që më 15 tetor, masovisht të dalim në votime dhe të festojmë bashkërisht këtë fitore historike në Kërçovë.

Kërçova e bashkuar është në interes të qytetit, stabilitetit dhe karakterit multietnik të kësaj komune. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kërçovës, në veçanti diasporës që ditën e diel, të votojnë sa më masovisht dhe të vulosim fitoren e Bashkimit e Demokratik për Integrim.


Nuk do mjaftojë vetëm vota për Fatmir Deharin, por të votojmë edhe për Listën e Bashkimit Demokratik për Integrim të prirē nga Dr. Aqif Mehdiu", porositi Ahmeti në takim me qytetarët.


Ai më tej bëri thirrje për të votuar për të ardhmen e qytetit., pasi siç potencon, kësaj radhe, ky nuk është vendim partiak apo vendim mbi individët. "Kjo është "betejë" dhe nevojë elementare për funksionimin e komunës dhe administratës komunale.


Të dielën, votimi në Kërçovë nuk është votë vetëm e kërçovarëve, por është proces i të gjithë qytetarëve për një komunë të bashkuar e të përparuar.

Vota e 15 tetorit duhet të reflektojë njëjtë sikurse para katër viteve, kur të bashkuar, qytetarët fituan udhëheqjen e komunën", theksoi lideri i BDI-së, Ahmeti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail