KSHZ: BDI udhëheq në 12 komuna, LSDM në 49 komuna ndërsa VMRO-DPMNE në 10

Shkup, 16 tetor 2017 (MIA) - Sipas rezultateve fillestare që mbrëmë në konferencë për shtyp i kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidatët për kryetar komunash të Bashkimit Demokratik për Integrim prijnë në 12 komuna, të LSDM-së në 49 komuna, VMRO-DPMNE-së në 10 komuna ndërsa kandidatët e nëntë partive të tjera, koalicioneve dhe grupeve të votuesve udhëheqin në komunat tjera.
Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski në konferencë për media, duke kumtuar një pjesë të rezultateve zgjedhore, vlerësoi se zgjedhjet kanë kaluar në atmosferë korrekte dhe demokratike dhe se në përgjithësi ka pasur ditë të suksesshme zgjedhore.
"Gjatë ditës këshillat zgjedhor në komisionet komunale zgjedhore janë ballafaquar me ndonjë problem teknik, por KSHZ-ja përmes udhëzimeve përkatëse i tejkaloi dhe vlerësoj se në përgjithësi kishim ditë të suksesshme zgjedhore", tha Çiçakovski.
KSHZ-ja në afat prej 12-të orësh pas mbylljes së vendvotimeve duhet t'i jap rezultatet e para, ndërsa sipas paralajmërimeve të Çiçakovsit pritet sot rreth orës 11 apo 12 të dalin me rezultatet e para.
Deri në orën një pas mesnate në KSHZ janë përpunuar 60,59 për qind e votatve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail