Sela akuzoi se Merko me manipulime ka hyrë në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Strugë

Shkup, 17 tetor 2017 (MIA) - Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot, në margjina të "Samitit 100" në Shkup, biseduan për situatën politike në Maqedoni dhe për rrethin e parë të sapo përfunduar të zgjedhjeve lokale.
"Biseda më shumë ishte fokusuar në problemet me të cilat përballet Maqedonia në procesin e eurointegrimeve dhe anëtarësimin në NATO. Shqipëria çdoherë do të jetë mike e madhe në këtë proces, si dhe për zgjidhjen e problemit me Greqinë lidhur me emrin", deklaroi Sela pas takimit.
I pyetur nëse partia në këto zgjedhje lokale fitoi më shumë vota nga zgjedhjet e kaluara parlamentare vetëm për shkak të retorikës së tij nacionaliste, Sela në mënyrë decide mohoi se ai dhe partia kanë pasur retorikë nacionaliste.
"Jo, nuk patëm retorikë nacionaliste. Nuk e konsideroj veten nacionalist, por njeri të drejtë, i cili kërkon zgjidhje të përhershme për shtetin, që të jetojmë gjatë në paqe dhe harmoni", deklaroi Sela.
Duke e komentuar raundin e parë të zgjedhjeve në Strugë, ku fitoi më së shumti vota dhe në rreth të dytë do të ndodhet me kandidatin e BDI-së, Ramiz Merko, lideri i Aleancës së shqiptarëve deklaroi se sipas informatave të tyre partiake, Merko madje edhe nuk ka kaluar në rrethin e dytë.
"Bëhet fjalë për manipulim në zgjedhje. Ne si parti nuk kemi anëtarë në komisione zgjedhore, por vetëm vëzhgues. Merko hyri në rrethin e dytë si rezultat i manipulimit për të cilin mendoj të paraqes 'padi për manipulim në zgjedhje'. Për mua, si pjesë e koalicionit qeveritar, është shumë me rëndësi që fjala reforma të ketë rëndësi të vërtetë, sepse pyetja është nëse me të vërtetë jemi për reforma apo vetëm janë ndërruar aktorët. Në Strugë ndodhi skenari që e dëgjuam për zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe mendoj se shteti duhet më tepër të fokusohet jo vetëm në vendet ku votohet apo 50 metra rreth tyre, por edhe jashtë këtyre vendeve", theksoi Sela.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail