Minsitri Fazliu në Forumin e pestë rajonal në Strugë kushtuar programit IPA për bashkëpunim tejkufitar

Strugë, 17 tetor 2017 (MIA) - Përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të shteteve nga rajoni, që janë përfshirë me komponentin e dytë të Programit IPA për bashkëpunim tejkufitar, po marrin pjesë në punën e Forumit dyditor rajonal, që me mbështetjen e BE-së sot po mbahet në Strugë.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, në hapjen e Forumit sqaroi se takimi është mundësi për këmbim të përvojave dhe shembujve pozitiv të shfrytëzuesve të tjerë të komponentin IPA për bashkëpunim tejkufitar.
"Besoj se në atë mënyrë do të arrijmë t'i përmirësojmë kapacitetet edhe në Minsitri edhe në shtet në mënyrë që të mundemi sa më shumë të shfrytëzojmë nga ato fonde. Bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm, presim që do të pasojnë projekte të tjera, gjithsesi projektet do të kontribuojnë për zhvillim të vendeve tejkufitare, ndërkaq edhe marrëdhëniet e përgjithshme mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë", tha ai.
Ministria e resorit tashmë po punon në përgatitjen e Programit IPA për bashkëpunim tejkufitar me Republikën e Shqipërisë për periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2020. Programi mbulon periudhë shtatëvjeçare, për të cilën nga ana e BE-së janë paraparë mjete në shumë prej 11,9 milionë eurove.
Qëllim i Programit është sigurimi i zhvillimit të balancuar, inkluziv dhe të qëndrueshëm socio-ekonomik në rajonin tejkufitar me mbështetje të turizmit, mbrojtje të pasurisë kulturore-historike dhe natyrore, përmirësim të konkurrencës, ekonomisë, tregtisë dhe investimeve, më pas aktivitete për avancim të adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike dhe emigrimit si dhe mbrojtja dhe menaxhimi me rrezikun.
Sa i përket zgjedhjeve lokale, ministri Fazliu paralajmëroi bashkëpunim intensiv me autoritetet e reja lokale, duke e theksuar më pas nevojën për avancim të tyre në të gjitha segmentet.
"Si shtet jemi në situatë të vështirë dhe duhet të gjithë së bashku të bashkëpunojmë, pavarësisht nëse është pozitë apo opozitë, në mënyrë që t'i përmirësojmë gjendjet dhe cilësinë e jetës në vend, të mos lejojmë të rinjtë të na ikin. Njëherë e përgjithmonë ta nxjerrim politikën nga institucionet, në mënyrë që të njëjtat të funksionojnë në mënyrë më profesionale. Pres nga kryetarët e rinj të komunave t'i përkushtohen më tepër punës se sa angazhimit politik. Qytetarët presin punë dhe presin rezultate", tha Fazliu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail