Zaev: Nuk mendoj për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Shkup, 17 tetor 2017 (MIA) - Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nuk mendon për zgjedhje të parakoshme parlamentare sepse prioritet momentalisht është përfundimi i zgjedhjeve lokale që janë në vijim e sipër, ndërsa rezultati i tyre i deritanishëm, thotë e inkurajon që të fokusohet në marrjen e vendimeve serioze,e mes të cilave edhe për çështjen e emrit në mënyrë transparente dhe përfshirëse.
"Nuk mendoj për zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse akoma vijojnë zgjedhjet lokale, ndërsa prioriteti ynë është që ato të përfundojnë komplet të rregullta dhe kredibile sikur në raundin e parë sepse vetëm atëherë Maqedonia fiton. Me siguri do të marrim vendime pas 29-it. Këtë përkrahje e shoh si përkrahje për punë, e jo për zgjedhje. Rezultatet nga zgjedhjet lokale më japin inkurajim shtesë për marrje të vendimeve duke përfshirë edhe zgjidhjen e kontestit me emrin. Maqedonia ka vendime serioze para vetes. Mes të tjerash edhe vendimet për problemin, të cilin Greqia e ka me emrin tonë kushtetues"; tha Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me kryesuesin e Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.
Ai përkujtoi se e ka ftuar ndërmjetësin në bisedimet Methju Nimic që në nëntor pas zgjedhjeve të dalë me propozime dhe ide të reja për tejkalimin e kontestit me emrin.
"Unë e kam ftuar ndërmjetësin Nimic që në nëntor pas zgjedhjeve të vijë me propozime të reja, ide dhe me zgjidhje të mundshme me çka do të hynim në zgjidhjen e tyre dhe do ta ftoja opozitën që të marrë pjesë në këtë çështje, institucionet e sistemit, por në funksion të gjetjes së zgjidhjes, e jo në anulim të saj. Sepse me të vërtetë duam që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s dhe sepse është me rëndësi vendimet që BE-ja do t'i marrë në pranverë, sepse është mundësi e shkëlqyer që të fillojmë bisedime, ndërsa të gjithë e dimë se duhet të bëjmë diçka me këtë problem sensitiv si të imponuar nga pala greke", tha Zaev.
Në këtë kontekst, ai shtoi se është inkurajuar nga marrëdhëniet e mira me autoritetet në Athinë në periudhën e kaluar nga formimi i Qeverisë së re.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail