Trajnim për punë me fëmijë dhe të rinj në rrezik social

Shkup, 18 tetor 2017 (MIA) - Shoqata HOPS - Obsione për jetë të shëndetshme Shkup, së bashku me organizatat partnere nga rjaoni dhe nga Evropa, të bashkuara në Rrjetin për përforcim të fëmijëve dhe të rinjve në rrezik, po kryejnë trajnim për gjendjen dhe politikat lidhur me fëmijët dhe të rinjtë në rrezik social në Maqedoni dhe në Ballkan.
Trajnimi për punë me fëmijë dhe të rinj në rrezik social është mbështetur nga BE-ja. Dedikimi është për ekspertë dhe praktikantë nga institucionet shtetërore dhe organizatat qytetare nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina të cilët janë të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe sigurimin e shërbimeve për mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve të cilët përdorin droga, të cilët janë në konflikt me ligjet, të cilët vijnë nga familje që përdorin droga apo janë në konflikt me ligjet, të cilët jetojnë në rrugë, janë pa përkujdesje prindërore, si dhe fëmijë dhe të rinj romë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail