Debat publik për projekt-strategjinë për zhvillimin e kulturës 2018-2022

Shkup, 18 tetor 2017 (MIA) - Ministria e Kulturës sot në Muzeun e Arteve Bashkëkohore nga ora 10 do të organizojë debat publik për projekt-strategjinë për zhvillimin e kulturës në Republikën e Maqedonisë në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022.
Debati do të ketë pjesë hyrëse në të cilin është paralajmëruar fjalim i zëvendësministrit të Kulturës, Vlladimir Llazovski, ndërsa këshilltari Zllatko Teodosievski do ta prezantojë versionin e përmirësuar të projektit të parë të strategjisë për zhvillim kulturor 2018-2022.
Pastaj, të gjithë të pranishmit në disa panel grupe sipas veprimtarive do të mund t'i ndajnë idetë e tyre rreth strategjisë së ardhshme në kulturë në pesë vitet e ardhshme.
"Krahas debatit, për të gjithë aplikuesit në Konkursin për Programin vjetor për projekte nga interesi kombëtar në sferën e kulturës për vitin 2018 do të ketë info-stendë ku të interesuarit do t'i ndajnë përvojat e tyre dhe të parashtrojnë pyetje për aplikuesit", njoftoi Ministria e Kulturës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail