Çështje të më shumë sferave në seancën e sotme të Qeverisë

Shkup, 19 tetor 2017 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 32-të, në të cilën do të debatojë për çështje të më shumë sferave, në mesin e së cilave edhe për informacionin për të vepruar për lëndën për dëmet e krijuara të pronës së tundshme dhe të patundshme në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës për shkak të vëllimit të rritur të reshjeve dhe vërshimeve.
Në seancë do të shqyrtohet edhe informacioni për interesin e paraqitur për shfrytëzimin e ndihmës profesionale prej ekspertëve të huaj në Thirrjen e tretë publike të projektit "Ekspertë të huaj për kompani vendore", ndërsa për propozimin e Ministrisë për Transport dhe Lidhje do të shqyrtohet edhe informacioni për rrjedhën dhe progresin e aktiviteteve për realizimin e projektit "Fluturime të lira për qytetarët e Maqedonisë", informacion për rrjedhën dhe progresin e aktiviteteve për realizimin e projektit për nisma për dakordimin e marrëveshjeve bilaterale, memorandumeve për mirëkuptim dhe bashkëpunim në transportin ajror me autoritetet e aviacionit civil të vendeve të BE-së dhe botë.
Me propozimin e Kuvendit të RM-së, ministrat në Qeverinë e RM-së, në këtë seancë do të deklarohen edhe për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, me procedurë të shkurtuar, si dhe propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të komisionit për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë.
Para ministrave do të jetë edhe informacioni për Protokollin e dakorduar midis Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë dhe Shërbimit Doganor Federal të Federatës ruse për këmbimin e dokumenteve dhe informacioneve lidhur me vlerën doganore të mallrave të cilat këmbehen midis dy vendeve dhe Planit të punës për bashkëpunim midis Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë dhe Shërbimit Doganor Federal të Federatës ruse për parandalimin e shkeljeve doganore.
Me propozimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane në këtë seancë do të jetë edhe informacioni për nënshkrimin e Marrëveshjes për financim midis Komisionit Evropian dhe Qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë për Programin veprues për bashkëpunim ndërkufitar midis dy vendeve për vitin 2015-2017, si dhe Propozimi për ngritjen e procedurës për udhëheqjen e negociatave për dakordimin e Protokollit midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim në sferën e luftës kundër tregtisë me njerëz.
Qeveria në seancë do ta shqyrtojë edhe informacionin për të vepruar për fjalimet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, organet e administratës shtetërore, organet e tjera dhe organizatat të cilat kanë autorizime publike, në periudhën maj-qershor 2017.
Në rend dite është edhe Propozim-dekreti për metodologjinë e përcaktimit të kritereve për sistemimin e bllok dotacioneve nga sfera e kulturës në vitin 2018 dhe Propozim-programi për ndryshimin e programit për veprimtari shkencoro-hulutmuese për vitin 2017.
Do të shqyrtohet edhe informacioni për aktivitetet në drejtim të implementimit të masave kryesore nën dimensionin e Antikorrupsionit nga Strategjia për Evropën Juglindore 2020.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në seancën e qeverisë do ta prezentojë edhe informacionin për rrjedhën dhe progresin e aktiviteteve për realizimin e projektit "Ndërtimi i aeroportit kargo "Filipi II" në Shtip.
Me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ministrat në këtë seancë do ta shqyrtojnë informacionin për realizimin e projektit Akademia sportive, si dhe informacionin për rrjedhën dhe progresin e aktiviteteve lidhur me projektin "Bursa të nxënësve të shkollave të mesme të cilët do të marrin çmim në olimpiadën shkencore".
Do të shqyrtohet edhe Raporti për punën gjashtëmujore të Agjencisë për film të Republikës së Maqedonisë për periudhën prej 1 janarit 2017 deri më 30 qershor 2017, me propozimin e Agjencisë për film të Republikës së Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail