Zaev e filloi vizitën në Slloveni me takimin me Cerarin

Shkup, 13 nëntor 2017 (MIA) - Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot në Lubjanë pati takim tet-a-tet me kryeministrin slloven Miro Cerar, bëri të ditur pres shërbimi i Qeverisë.
Në kumtesë nuk janë dhënë hollësi nga takimi.
Zaev e kryeson delegacion e Maqedonisë i përbërë nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski, ministri pa portofol i angazhuar për Diasporë Edmond Ademi dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski.
Me ceremoni me nderime më të larta filloi vizita zyrtare e delegacionit në Republikën e Sllovenisë.
Në këtë vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, kryeministrin Zaev e shoqëron edhe bashkëshortja e tij Zorica Zaeva.
Pas intonimit të himnit shtetëror dhe parakalimit të gardës së nderit, Zaev dhe Cerar e u tërhoqën në takimin tet-a-tet.
Ministrat e Maqedonisë dhe Sllovenë mbajtën takime dypalëshe, pas çfarë kanë pasur edhe takimi plenar mes anëtarëve delegacionit të Maqedonisë dhe ministrave nikoqirë në Qeverinë e Republikës së Sllovenisë.
Zaev dhe anëtarët e delegacionit të Maqedonisë sot do të takohen me përfaqësues të strukturave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sllovenisë të cilët morën pjesë në misionin për mbështetje të Republikës së Maqedonisë në sigurimin e kufirit jugor gjatë krizës së migrimit.
Vizita zyrtare në Republikën e Sllovenisë sot dhe nesër është e mbushur me aktivitete të tjera, siç janë takimet me kryetarin e Kuvendit Milan Bërgles, me presidentin e Sllovenisë Borut Pahor, si dhe me përfaqësues të afaristëve sllovenë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail