Debati kuvendor për gjuhët me retorikë të njëjtë

Shkup, 14 nëntor 2017 (MIA) - Hyjmë në fazë të ndërtimit të besimit mes komuniteteve. Duam sistem më të mirë, ligje më të mira, jetë më të mirë për të gjithë. Të dërgojmë mesazh se Kuvendi do t'ua garantojë të gjitha të drejtat e qytetarëve, pavarësisht nga cili etnitet vijnë dhe në cilën gjuhë flasin, porositi shumica qeveritare në debatin e sotëm rreth propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Opozita sërish e tregoi qëndrimin e saj se ligji është jokushtetues, se nuk do të jetë i zbatueshëm dhe se do të rezultojë me frustrime shtesë tek qytetarët. Vendimi, theksoi se deputetët e VMRO-DPMNE-së, është propozuar që së shpejti dhe me parashenjë të flamurit evropian, që shkaktoi dyshim shtesë dhe frikë tek një pjesë e opinionit. Për këtë, në fazën e dytë duhet të sendërtohet me elemente, të cilat në mënyrë shtesë do t'i përforcojnë karakterin civil dhe multietnik të shtetit.
"Çështja e gjuhëve duhet të rregullohet, por në mënyrë ndryshe. Të mendojmë, nëse dhe sa është e justifikueshme të jemi robër të shifrave sepse demokracia dhe të drejtat e njeriut nuk varen nga religjioni, ngjyra dhe lëkura, ndërsa më së paku nga përfaqësimi në përqindje, këto të drejta i meriton gjithkush, pavarësisht sa është i përfaqësuar", tha Emil Dimitrov.
Sipas tij, përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore e njeriut dhe në të duhet të konsiderojë çdo individ. Dhe të jetë vetë në shtet, duhet të ketë të drejta të barabarta me të tjerët.
Replikoi Petar Atanasov, duke konstatuar se pikërisht për shkak të pushtetit të VMRO-DPMNE-së, Maqedonia 16 vite është rob i sistemit të shufrave dhe përqindjeve.
Goran Manojllovski nga VMRO-DPMNE vlerësoi se një çështje e këtillë subtile dhe sensitive është dashur të vendoset publikisht, në mënyrë transparente dhe t'i kaloj të gjitha procedurat.
Deputetët e bllokut shqiptar u darkorduan se ligji për përdorimin e gjuhëve është përfitim civilizues, hap përpara në demokracinë moderne të shtetit.
"Kjo është e drejtë që na takon dhe na takon gjithmonë, por është mohuar. Pjesëtarët e komunitetit maqedonas nuk dëshirojnë të përballen me realitetin, se shoqëria është ndërtuar dhe nga shqiptarët që kanë jetuar këtu me shekuj dhe kjo duhet të respektohet. Nuk kërkojmë asgjë më tepër nga ajo që na ka takuar në të kaluarën", theksuan deputetët.
Siç theksoi Xhevad Ademi, të flitet për frikë është subjektive dhe çështje e perceptimit personal.
"Në këtë mënyrë shtrembërohet realiteti sidomos nga maqedonasit që jetojnë në mesin ku ka shqiptarë. Nuk do të pranoj që të përhapet klimë e moskuptimit, ligji është nevojë për raportet mes qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas, përfitim për respektin, marrëdhëniet, bashkëjetesën", nënvizoi Ademi.
Pasi që u ndërpre për shkak të zgjedhjeve lokale, debati për gjuhët vazhdoi dje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail