Afrim Gashi takohet me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger

Shkup, 17 nëntor 2017 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm dhe Koordinatori i grupit parlamentar të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot së bashku me koordinatorët e partive tjera priti në Kuvend sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.
Siç njofton MIA, në këtë takim kryesisht është biseduar për situatën aktuale politike në të cilën ndodhet Maqedonia. Me këtë rast, Gashi e njoftoi Greminger për parregullsitë e vërejtura në zgjedhjet lokale, ku edhe njëherë u deformua vullneti politik shqiptar, me çka krijohet një imazh i keq për Maqedoninë, ku sistemi politik në vend nuk përputhet me realitetin shoqërorë dhe ajo prodhon një shtet jofunksional.
"Lëvizja BESA do vazhdojë të jetë konstruktive dhe në mbështetje të proceseve pozitive që do të ndodhin në vend, dhe njëherit e falënderoi ndihmën e OSBE-së por edhe misionin e saj në Shkup për punën e bërë", theksoi Gashi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail