Euorkomisari Han në Shkup në bisedime për agjendën e BE-së

Shkup, 20 nëntor 2017 (MIA) - Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han sot dhe nesër është në Shkup ku do të qëndrojë për vizitë dyditore në Maqedoni në kuadër të së cilës do të ketë takime politike dhe takime me përfaqësues të sektorit civil.
Han do të ketë drekë pune me kryeministrin dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev, pas çka ata do të mbajnë konferencë për shtyp.
Bisedimet, mysafiri i lartë nga Brukseli do t'i vazhdojë me takim të përbashkët me zëvendëskryeministrin e obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, të Drejtësisë Bilen Saliji dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.
Në takim, siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, Osmani do të prezantojë pakot e reja për reforma Gjashtë dhe Nëntë, të cilat paraqesin plotësim të Planit 3-6-9, e në të cilat përfshihen reformat që dalin nga të gjitha gjetjet, rekomandimet dhe sugjerimet nga raportet e Komisionit Evropian, si dhe nga të gjitha institucionet tjera relevante të vendit dhe ndërkombëtare.
Qasja e veçantë rreth reformave prioritare në fushat kuçe, në gjyqësor, reformat në shërbimet e sigurisë, si dhe reformat në administratën publike, në detaje do të prezantohen nga ministrat kompetent të resorëve, të cilët janë përgjegjës për përgatitjen dhe implementimin e tyre, Spasovski, Saliji dhe Mançevski.
Osmani, eurokomesarit Han do t’ia prezantojë edhe pjesët kyçe të raportit për implementimin e pjesës tre të Planit 3-6-9, i cili u kurorëzua me mbajtjen e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe kredibile.
Eurokomisari Han më pas në Kuvend do të ketë takim me kryetarin Talat Xhaferi dhe me liderët e BDI-së Ali Ahmeti, të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela.
Në kuadër të vizitës, eurokomisari do të takohet edhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar.
Vizitën në Shkup, eurokomisari Han e paralajmëroi javën e kaluar në Tuiter pas takimeve në Bruksel me zëvendëskryeministrin të obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov.
"Me padurim e pres vizitën time në Shkup, në kuadër të së cilës do të kem takime politike, por edhe takime me përfaqësuesit e shoqërisë civile. Besoj se Qeveria do ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe se do t'i shohim rezultatet nga reformat e mëtutjeshme deri në fund të vitit. Për këtë është i nevojshëm bashkëpunim konstruktiv i të gjitha forcave politike, duke e përfshirë edhe opozitën", njoftoi Han në llogarinë e tij në Tuiter.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail