Zaev: Punësimet do të jenë transparente, përparësi do të ketë cilësia

Shkup, 24 nëntor 2017 (MIA) - Të gjitha procedurat rreth punësimeve do të jenë transparente, secili do të ketë mundësi të konkurrojë në pajtim me ligjin, ndërsa prioritet do t'i jepet cilësisë, e pastaj edhe përvojës dhe përkatësisë kombëtare, tha kryeministri Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit.
Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve për "dështimet" e kuadrove të bëra në periudhën e fundit, Zaev tha se duhet të shfrytëzohet cilësia e kuadrove, nëse paraqiten kuadro joadekuate, ata menjëherë do të ndryshohen.
"Personalisht unë dhe Qeveria jemi të bindur se Maqedonia duhet t'i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet pa dallim të paragjykimeve të partive politike profilizim politik të qytetarëve. Prioritet i parë duhet të jetë kualiteti i kuadrove, e pastaj përvoja e tyre dhe në fund përkatësia e tij - shoqërore, intelektuale dhe profesionale. Nëse Maqedonia nuk e kap momentin që t'i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet e saj, kjo është mangësi për shtetin dhe mossukses i Qeverisë ta realizojë programin e saj dhe politikat për të cilat angazhohet", theksoi Zaev.
Shtoi se kuadrot joprofesionale dhe të pandershme nuk do të mbeten në institucione, ndërsa paralajmëroi zhvillim të procesit të hapur në të cilin është i gatshëm t'i përmirësojë gabimet nëse kanë bazë.
"Jam i bindur se edhe opozita do ta luajë politikën e saj korrektuese dhe do na tregojë se ku gabojmë, që të përmirësohemi. Do të zhvillojë proces të hapur që t'i përmirësojmë gabimet atje ku ka bazë", theksoi kryeministri Zaev.
I pyetur nëse është i gatshëm të bëjë ndryshime të pesë gabimeve kuadrovike, kryeministri Zaev tha se nëse duhet të numërojë pesë gabime kuadrosh, ato janë shefat dhe udhëheqësit e pa ndërruar të VMRO-DPMNE-së.
"Nëse ka pasur deri tani arsye dikush të ndërrohet, do të ndërrohej. Ka pasur arsye dikujt t'i tregohet diçka dhe kjo është pjesë normale nga puna ime", tha Zaev, duke shtuar se beson që me punë të ndershme, Maqedonia do të ketë para për nevojat e të gjithë qytetarëve dhe do të ketë edhe rritje dhe zhvillim ekonomik.
Ndershmërisht dola dhe tregova, tha Zaev se nuk do ta rris pagën e administratës derisa nuk shoh efikasitet dhe efektivitet, ndërsa do të bëj gjithçka, nëse shoh administratë efikase dhe efektive.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail