Zaev: Një shoqëri për të gjithë është e mundur nese ndërpriten ndarjet midis qytetarëve

Shkup, 24 nëntor 2017 (MIA) - Të ndërpriten ndarjet në bazë etnike dhe politike, të punojmë në mënyrë konkrete, në interes të të gjithëve. Konkurrenca të jetë bazë për infrastrukturë më të mirë, shëndetësi më të mirë, arsim, kulturë, sport, punë sociale,... Qytetarët t'i shohim vetëm si qytetarë dhe assesi më ndryshe. Jam i bindur se koncepti "një shoqëri për të gjithë" ka zbatim praktik dhe shpirt nëse largohemi nga paragjykimet dhe mbajmë kujdes për të gjithë, hendeku do të tejkalohet, theksoi kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme të Kuvendit.
Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Afrim Gashi nga Besa, Zaev theksoi se pikërisht për këtë arsye Qeveria beson në konceptin "një shoqëri për të gjithë", në buxhetin e ri parashikoi realizim të projekteve kapitale infrastrukturore varësisht nga kapaciteti dhe përgatitja, e jo varësisht nga përkatësia e ndonjë grupi ose partie politike.
"Vazhdojmë me motivimin e mjediseve lokale dhe rajoneve për përpunim të dokumentacionit projektues për ujësjellës, kanalizime, shkolla, kopshte, spitale, rrugë lokale,...Qëllimi i parë është që të motivohen komunat, rajonet, qytetarët dhe institucionet nga çfarëdo lloj karakteri, ndërsa e dyta, të rritet përqindja e realizimit të investimeve. Çdo projekt dorëzohet deri te institucionet dhe bëhet pjesë komplementare e Ministrisë adekuate", nënvizoi Zaev.
Kryeministri edhe një herë përsëriti se më nuk do të ketë ndarje në bazë të partive politike ose çfarëdo lloj negociata për rajone, komuna dhe bashkësi të caktuara.
"Kjo është e mundur nëse ndërpresim që t'i ndajmë qytetarët sipas çfarëdo lloj baze", potencoi Zaev dhe shtoi se përpunimi i dokumenteve projektuese do të jetë kyç për realizim të investimeve, ndërsa në këtë drejtim obligim të barabartë do të kenë edhe deputetët, dhe ministrat dhe zëvendësit e tyre dhe kryetarët e komunave dhe këshilltarët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail