VMRO-DPMNE: Shtyrja për rastin "Ryshfet" dëshmi se gjyqësia është nën presionin e LSDM-së

Shkup, 27 nëntor 2017 (MIA) - Shtyrja e seancës gjyqësore për lëndën "Ryshfeti" në kohë të pacaktuar është edhe një dëshmi se gjyqësia nën presion të LSDM-së e prek fundin, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
"Drejtësia dhe ligjet në këtë shtet vlejnë për të gjithë përveç Zoran Zaevit dhe strukturës së lartë kriminele rreth tij. Nuk ka asnjë lëndë, nuk ka vepër penale për të cilin gjykimi nuk mund të fillojë më shumë se dy vjet. Nuk ka të akuzuar i cili është përballur me dëshmi për vepër penale dhe ka arritur më shumë se dy vjet ta shtyjë fillimin e lëndës. Tërë opinioni ka parë si në funksion të kryetarit të komunës së Strumicë Zoran Zaev kërkon ryshfet prej 200.000 eurove sipas parimit "një euro për Vicen, një euro për kishën", ndërsa gjykata tani më tre vjet nuk mund të hap kushte që të fillojë të gjykojë.
Deri më tani janë paramenduar dhjetëra arsye absurde që të zvarritet drejtësia. Gjykata e shikoi atë përmes gishtërinjve kur tha se nuk e njeh dhe nuk i respekton vendimet e tij, ndërsa e toleroi edhe kur shtynte seanca gjyqësore për shkak të gjoja takimeve me të punësuar nëpër ambasada. Gjykatësit nuk reaguan as kur janë kërcënuar me rizgjedhjes, ndërsa kanë heshtur edhe kur në emër të tyre ka paralajmëruar protesta dhe paraburgime.
Gjyqësia nën presionin e Zoran Zaevit dhe LSDM-së, vetëm sivjet shtatë herë i ka shtyrë seancat gjyqësore për ryshfet të Zaevit. Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe vjet edhe në vitin 2015. Secili caktim i ri ishte në afat gjithnjë e më të gjatë, ndërsa kulmi i sjelljes së tillë është shtyrja e sotme në kohë të pacaktuar.
Njëkohësisht gjykatat nën presion të Zaevit, seancat për raste politike të ndërtuara nga ana e PSP-së i caktojnë çdo javë. Për secilin që nuk është anëtar i LSDM-së dhe nuk i mbështet politikat e tyre destruktive vlejnë disa arshina, ndërsa për Zoran Zaevin krejtësisht tjera.
Zoran Zaev duhet të përgjigjet për krimin që e ka bërë. Padrejtësia e tillë partiake-politike dhe amnistimi i krimit të Zaevit duhet të ndalojë", thuhet në ragimin e VMRO-DPMNE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail